Kujdes Ditor

Kujdesi ditor i fëmijëve në Kids Academy përfshin:

  • ofrimin e një ambienti të sigurtë për lojë dhe mësim
  • përcjellje të vazhdueshme të fëmijëve gjatë qëndrimit në kopsht
  • përkujdesje për higjienën e fëmijëve
  • përshtatje të veshjes sipas aktivitetit apo temperaturës
  • ushqyerjen e fëmijëve gjatë qëndrimit ditor
  • përcjelljen e gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit ditor
  • përcjelljen gjatë kohës së pushimit/gjumit

Edukim me Çasje Pedagogjike Montessori

Planprogrami vjetor dhe mujor krijohet nga personeli i Kids Academy dhe realizohet përmes aktiviteteve që përkrahin pavarësimin e fëmijëve, inkurajojnë komunikimin e lirshëm, nxisin kurreshtjen dhe zhvillojnë kreativitetin. Edukatorët i ndihmojnë fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike, kognitive, shqisore, emocionale e shoqërore. Planprogrami në Kids Academy është në përputhje me udhëzuesin administrativ të MASHT-it, dhe me metodën pedagogjike Montessori.

Aktivitete Ekstrakurikulare

Përveç aktiviteteve që realizohen brenda planprogramit të rregullt mujor e vjetor në Kids Academy, fëmijët gjatë qëndrimit në Kids poashtu përfitojnë nga aktivitete të tjera që plotësojnë njohuritë e përfituara në klasë si:

  • Vizita të fëmijëve jashtë institucionit
  • Vizita të mysafirëve në Kids Academy
  • Aktivitete me bashkëpunëtorë të jashtëm në fushat e muzikës, sportit, shkencës
  • Aktivitete në bashkëpunim me prindërit e fëmijëve

Monitorim Shëndetësor

Përveç përcjelljes së gjendjes shëndetësore të fëmijëve në baza ditore nga edukatorët në klasë, Kids Academy poashtu siguron kontrollime sistematike të fëmijëve nga pediatri i kopshtit. Në këto kontrollime, pediatri përcjellë zhvillimin e përgjthshëm fizik të fëmijës dhe sipas nevojës, mund të rekomandojë forma të kujdesit të mëtutjeshëm për shëndetin e fëmiut.

Transport

Kids Academy ofron transport për fëmijët prej shtëpisë në kopsht dhe anasjelltas, sipas kërkesës së prindërve. Akomodimi bëhet varësisht nga hapësirat e lira në automjet, orari i pranimit apo dorëzimit të fëmisë, dhe vendbanimi i fëmiut. Bartjen e fëmijëve e bën personeli i autorizuar i kopshtit. Transporti i mëngjesit realizohet në periudhën 07:00 – 09:00 ndërsa ai i pasdites në periudhën 15:00 – 17:00.

Ushqim

Në Kids Academy fëmijët shërbehen me meny të plotë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare për ushqim të shëndetshëm të fëmijëve. Ushqimi përgatitet nga kuzhinierët profesionalë të Kids Academy dhe shërbehet në 5 shujta ditore:

  • Mëngjesi i hershëm: në ora 7:30
  • Mëngjesi: në ora 9:30
  • Dreka: në ora 11:30
  • Pas-dreka e parë: në ora 14:00
  • Pas-dreka e dytë: në ora 15:30

Menyja e Kids Academy përditësohet sipas sezonës dhe përbërësve sezonalë.