Misioni

Kids Academy është institucion për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Në shkollën tonë, fëmiu mëson për veten, familjen, shoqërinë, natyrën, e botën. Përveç njohurive edukative, në Kids Academy fëmiu zhvillon vetëbesimin që të mendojë dhe veprojë në mënyrë të pavarur. Misioni i Kids Academy është krijimi i një vendi të sigurtë, të planifikuar mirë dhe në përputhje me veçoritë individuale të fëmijëve të moshës 1 deri në 6 vjeç.  

Historiku

Kids Academy është themeluar në vitin 2012 nga Zamira Hyseni Duraku, PhD, në një periudhë kur në vend ka pasur mungesë të dukshme të ambienteve adekuate për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve. Qëllimi i hapjes së këtij institucioni ka qenë krijimi i një ambienti të sigurtë dhe edukativ për fëmijë, që u ofron atyre hapësirë për zhvillim të përgjithshëm duke stimuluar kurreshtjen, kreativitetin e pavarësimin e tyre.  

E shtyrë nga dëshira që vajzës së saj, Erikës, dhe fëmijëve të tjerë t’u ofrohen mundësi më të mira të edukimit, Zamira planifikoi një program nga i cili përfituan jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit, personeli edukativ, dhe komuniteti në përgjithësi, përmes aplikimit te praktikave të reja dhe më të kompletuara të edukimit të fëmijëve.

Në ditën e parë të punës personeli i Kids Academy përbëhej nga vetëm 4 mësuese që kishin nën përkujdesje 17 fëmijë. Sot, ekipi ynë përbëhet nga më se 30 profesionistë që në baza ditore kujdesen për mbi 100 fëmijë.  

Zamira_Kids_
Zamira Hyseni Duraku

Çmimet dhe Mirënjohjet

Kids Academy është shpërblyer me çmime dhe mirënjohje për shërbimet që ofron dhe për kontribut ndaj shoqërisë:

  • Mirënjohje për Kontributin e Dhënë për Fëmijët në Strehim Familjar — Organizata “OFAP” (2016)
  • Çmim për Shërbim të Suksesshëm — Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (2014)
  • Mirënjohje për Kontributin e Dhënë për Fëmijët në Strehim Familjar — Organizata “Lëvizja e Familjeve” (2014)
  • Kids Academy është e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

Planprogrami

Planprogrami edukativ i Kids Academy është i dizajnuar nga personeli i institucionit, bazuar në Kurrikulën Bërthamë për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme 0-5 vjeç (MASHT, Prill, 2018); Standardet e Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme 0-6 vjec (MASHT, Tetor, 2011); Kurrikulën e Edukimit Parashkollor në Kosovë 3-6 vjeҫ (MASHT, 2015).

  • Lexim dhe Gjuhë Shqipe
  • Shkathtësi praktike
  • Matematikë
  • Edukim shqisor dhe njohës
  • Histori
  • Art figurativ
  • Edukatë fizike
  • Muzikë
  • Gjeografi dhe shkencë
  • Kulturë
  • Aktivitetet e fëmijëve në Kids Academy mbështeten në çasjen pedagogjike Montessori.

Çasja Pedagogjike Montessori

Çasja Montessori njihet për krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm dhe përkrahës për zhvillim të plotë fizik, emocional dhe intelektual të fëmijëve. Përmes kësaj çasje fëmiu zhvillohet në një pjesëtar produktiv, paqësor e kreativ në klasë, familje e shoqëri.

Përparësitë

  • Ngritje e aftësive intelektuale
  • Zhvillim të autonomisë personale
  • Komunikim pozitiv dhe efikas
  • Mësim i proceseve konstruktive për vendim-marrje
  • Ushtrim i vetë-disiplinës dhe vetë-kontrollit
  • Zbulim të kënaqësisë në të mësuar që nxet dëshirën për të mësuar përjetë
  • Ndjenja hareshëm dhe besimplotë
  • Zgjedhja e veprimeve që tregojnë respekt për vetën dhe të tjerët

Pajisjet e Punës

Në Kids Academy aktivitetet edukative realizohen me pajisje adekuate që i përshtaten fushave edukative dhe grupmoshës së fëmijëve. Përveç pajisjeve themelore që i përkasin çasjes pedagogjike Montessori, Kids Academy poashtu integron edhe pajisje dhe libra shtesë që plotësojnë njohuritë e përfituara gjatë mësimit.

Rregullat dhe Procedurat

Programi edukativ në Kids Academy bazohet në rregulla dhe procedura të caktuara. Për realizim të suksesshëm të programit, Kids Academy mbështetet në mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirëfilltë me prindërit dhe familjet e fëmijëve.

Përgjegjësi Shoqërore

Ndër vlerat që Kids Academy synon t’i përcjellë tek fëmijët është bashkëndjesia me bashkëmoshatarët e miqtë në komunitet. Fëmijët e Kids Academy inkurajohen të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme vullnetare dhe të kontribuojnë drejt mbështetjes së fëmijëve në nevojë.

Personeli

Personeli i Kids Academy përbëhet nga individë të përgatitur profesionalisht, të përkushtuar në edukim dhe përkujdesje të fëmijëve. Ekipi ynë përbëhet nga personeli edukativ, personeli menaxherial dhe personeli ndihmës, si dhe bashkëpunëtorë të jashtëm që kontribuojnë në programin tonë.

Personeli Menaxherial

Personeli menaxherial është përgjegjës për organizimin, koordinimin dhe mbikqyrjen e programit të përgjithshëm të institucionit.

Drejtoreshë Ekzekutive

Laura, Drejtoresha Ekzekutive e Kids Academy, është pjesë e familjes sonë nga ditët e para. Ajo është profesionale, kërkuese dhe shumë pozitive. Në Kids sjellë përvojë akademike e profesionale, si Master në Psikologji të Edukimit dhe si psikologe e fëmijëve në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve dhe Unionin e Punëtorëve Socialë.

Laureta Isa Shala

Slider

Sanki, mësuese dhe menaxhere në Kids Academy Junior, është pjesë e institucionit qysh nga fillimi. Është e matur, e ngrohtë, dhe shumë e dashur për fëmijët. Përveç punës në Kids Academy, ka përvojë shumëvjeçare si edukatore në institucione parashkollore në Prishtinë, që nga viti 2003.

Sanije Ahmeti "Sanki"

Fotografe, regjisore, copywriter, e menaxhere e brendit, Hana është artiste e gjithanshme që i vizuelizon vlerat e Kids Academy që nga viti 2013. Ka B.A. në Teatër e Film nga Boston College dhe M.B.A., me përqendrim në Marketing, nga Universiteti i Sheffield-it. Kohën e lirë e plotëson me Netflix!

Hana Agimi

Sameti është kolegu ynë i gjithanshëm që menaxhon operacionet e punës së institucionit Kids Academy dhe kontribon në udhëtimin e sigurtë të fëmijëve. Sameti ka Master në Sociologji si dhe përvojë punë si mësimdhënës në Kolegjin ISPE, Shkollën e mesme “Shtjefën Gjeqovi”, dhe Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Samet Gashi

previous arrow
next arrow
Slider

Personeli Edukativ

Personeli edukativ, i përbërë nga profesionistë të edukimit, është përgjegjës për edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve në Kids Academy.

Ferdanja iu bashkua personelit edukativ të Kids Academy në Korrik, 2018. Ajo është e përgatitur me edukim në Pedagogji në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përvojë paraprake si mësuese. Jashtë Kidsit e gjen duke lexuar apo udhëtuar.

Ferdane Dragusha

Sanki, mësuese dhe menaxhere në Kids Academy Junior, është pjesë e institucionit qysh nga fillimi. Është e matur, e ngrohtë, dhe shumë e dashur për fëmijët. Përveç punës në Kids Academy, ka përvojë shumëvjeçare si edukatore në institucione parashkollore në Prishtinë, që nga viti 2003.

Sanije Ahmeti "Sanki"

Blerina është ndër mësueset e para në Kids Academy. Përkushtimin e saj në punë e motivon dashuria e fëmijëve. Ajo ka përvojë pune me grupmosha të ndryshme të fëmijëve dhe mishëron një qetësi të natyrshme për të cilën ia kemi zili.

Blerina Berisha

Florentina ka pëfunduar studimet për edukim parafillor në Universitetin e Prishtinës. Shpejtë pasi iu bashkua personelit edukativ, në Shkurt 2018, u bë mësuese shumë e dashur për fëmijë. Jashtë punës pëlqen shetitjet dhe udhëtimet.

Florentina Kadolli

Me studime Bachelor e Master në fushën e Pedagogjisë, mësuesja Florida ka sjellur në Kids Academy njohuri të nevojshme për punën me fëmijë. Aktualisht punon me grupmoshën 4-5 vjeç, e në kohë të lirë kontribuon si vullnetare në organizatën “The Ideas Partnership”.

Florida Ademaj

Pas studimeve për Pedagogji të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës e trajnimeve të shumta në fushën e edukimit për fëmijë, Merita i është bashkuar personelit edukativ të Kids Academy. Merita ka sens të veçantë për komunikim me fëmijë!

Merita Hajdini

Ashtu si është e shkëlqyeshme në studime master për Psikologji Shkollore në UP, njejtë është edhe në Kids Academy si edukatore. Saranda është bërë pjesë e personelit edukativ në 2018. Falë personalitetit të saj të ngrohtë e komunikativ, lehtësisht ka krijuar raporte të shëndosha me fëmijët, prindërit dhe personelin.

Saranda Kadiri

Irma është mësuese në Kids Academy Junior që nga viti 2016. Paraprakisht ka punuar si ndihmës-edukatore dhe ka studiuar Edukimin Parafillor në Universitetin e Prishtinës. Puna me fëmijë nuk e lodhë asnjëherë dhe e bën të ndjehet e përmbushur.

Irma Mujezini

Marigona është bërë pjesë e personelit edukativ të Kids Academy në vitin 2016. Nga atëherë, është shpërblyer me mirënjohje nga institucioni për përvetësim të detyrave të punës (2016) dhe performancë të përgjithsme në punë (2017). Me këtë ritëm, do të na harxhojë krejt mirënjohjet!

Marigona Ademi

Mësuesja Florentina ka studiuar Edukimin në Universitetin e Prishtinës, me përqendrim në Programin Parashkollor. Para punës në Kids Academy, ka kontribuar si edukatore në “Kopshtin e Artë” dhe ka ndjekur zhvillim profesional mbi standarde të zhvillimit, e kurrikula mësimore për edukim të hershëm të fëmijëve.

Florentina Aliaj

Ardiana ka përvojë pune me grupmosha të ndryshme të fëmijëve në nivelin parafillor dhe ka kontribuar në programin e Kids Academy qysh nga viti 2015. Ndërsa ajo ka ndihmuar zhvillimin e drejtë të shumë gjeneratave në Kids, thekson se puna në këtë institucion ka ndikuar që edhe Ardiana të jetë person edhe më i afërt dhe i dashur me të tjerët.

Ardiana Lucaj

Luljeta ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në fushën e Edukimit, e përqendruar në programin për edukim parashkollor. Ajo është mësuese shumë e dashur për fëmijë, e qetë në punë, dhe kolege e këndshme për personelin e Kids Academy.

Luljeta Miftari

Mësuesja Shqiponja ka punuar me fëmijët e Kids Academy për më shumë se 4 vite. Ka studiuar Edukimin Parashkollor dhe është çertifikuar nga MASHT për trajnime mbi praktika efektive të edukimit për fëmijë. Kurreshtja e fëmijëve e mbanë të motivuar për punë, ndërsa në kohë të lirë zhvillon talentin e saj në gatim!

Shqiponja Arifi

Mësuesja Agnesa ka studiuar për Edukim Parashkollor në Universitetin e Prishtinës. Punon me zell me fëmijët e grupmoshës 5-6 vjeç në Kids Academy, dhe synon të zhvillohet në aspektin akademik e profesional, e motivuar çdo herë nga puna e përditshme, dashuria, e përkujdesi për fëmijët.

Agnesa Balaj

Fitorja ka studiuar Edukimin Parashkollor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe ka ndjekur trajnime profesionale për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta në edukim. Ajo ndjen kënaqësi kur është në mesin e fëmijëve dhe e adhuron të shohë botën përmes syve të tyre.

Fitore Rraci

Gresa është bërë pjesë e personelit edukativ të institucionit në vitin 2016. Aktualisht është mësuese e fëmijëve të grupmoshës 3-4 vjeç në Kids Academy Junior. Është e palodhshme në punë, e dashur për fëmijët dhe gjithmonë e buzëqeshur!

Gresa Lleshaj

Ariana ka thesar të përgaditjes akademike me studime bachelor dhe master në për Sociologji, e poashtu studime bachelor në Edukim. Në punën e saj në Kids Academy e veçon çasja pozitive dhe komunikimi i lehtë me fëmijë. Në kohë të lirë Arianës pëlqen të bëjë hiking në pika të larta natyrore të vendit.

Ariana Dvorani

Mësuesja Dorentina ka përvojë 5 vjeçare në përkujdes dhe edukim të fëmijëve. Në studime akademike është përqenduar në Përkujdesin dhe Mirëqenien e Fëmijëve të grupmoshës 0 deri 6 vjeç. Në Kids Academy dallohet si punëtore e aftë dhe efikase.

Dorentina Llumnica

Egesta është studente e programit Master për Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim në universitetin SEEU në Maqedoni. Edukimin e hershëm të fëmijëve e vlerëson si bazë ku ata formojne qëndrime e opinione të shëndosha. Kur s’është duke mësuar fëmijët në Kids, është duke perfeksionuar talentin e fshehur në fotografi!

Egesta Lyta

Mësuesja Blerta është pjesë e personelit edukativ të Kids Academy tashmë 3 vite. Aktualisht punon me fëmijët e grupmoshës 3 deri 4 vjeç. Është bashkëpunëtore dhe e organizuar në punë. Në kohë të lirë pëlqen të lexojë dhe të njihet me njerëz të rinjë.

Blerta Markaj

Krenarja i është bashkangjitur familjës sonë në vitin 2019 si mësuese e dashur dhe e përkushtuar. Para angazhimit në Kids Academy ka kontribuar edhe në programe të tjera parashkollore në vend dhe ka përfunduar studimet, për edukim të grupmoshës parafillore, në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Krenare Pireva

Mësuesja Blerina ka studiuar Edukimin, me përqendrim në edukimin e grupmoshës parafillore. Ajo krijon raporte të shëndosha me fëmijë natyrshëm falë personalitetit të saj të hapur dhe të shoqërueshëm. Gjatë studimeve, Blerina poashtu është angazhuar në punë dhe kujdes ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta në edukim.

Blerina Zymberi

previous arrow
next arrow
Slider

Personeli Ndihmës

Personeli ndihmës mbështetë realizimin e shërbimeve të Kids Academy duke përfshirë mirëmbajtjen e ambientit fizik të insitucionit, përgatitjen e ushqimit për fëmijë dhe transportin e fëmijëve.

Afërdita është kolege e jona shumë e matur dhe pozitive, që kujdeset për mirëmbajtjen e Kids Academy Junior. Ajo kontribuon në programin tonë qysh nga viti 2016. Afërdita i përkushton vëmendjen dhe energjinë e saj të plotë, si punës në Kids Academy, ashtu edhe tre fëmijëve të saj.

Afërdita Buzuku

Naimja është ekspertja jonë për kuzhinë, që përgatitë shujtat e shijshme për fëmijët. Ajo ka tashmë 14 vite përvojë pune në kuzhina profesionale dhe restaurant dhe ka përfunduar trajnimet e kuzhinës dhe pastiqerisë në Entin per Trajnimet Profesionale në Prishtinë.

Naime Ahmeti

Samiu, apo “Liki”, është kolegu dhe miku ynë që siguron udhëtimin e sigurtë të fëmijëve të Kids Academy dhe njëherësh kontribues shumë i rëndësishëm në realizimin e proceseve logjistike të institucionit që mundësojnë aktivitetet e vizitat e fëmijëve jashtë institucionit. Liki është pjesëtar i Kids-it tashmë 3 vite.

Sami Gashi

Sebi është punëtore e papërtueshme që mirëmban ambientin e Kids Academy me kujdesin më të madh. Është e përgjegjshme, ka sens të humorit, dhe pas shumë viteve në Kids, po presim akoma ta dëgjojmë të paktën një here duke u ankuar!

Sabrije Buzuku "Sebi"

previous arrow
next arrow
Slider

Bashkëpunëtorët e Jashtëm

Bashkëpunëtorët e jashtëm të Kids Academy janë profesionistë të profileve të ndryshme që kontribuojnë në realizimin e programit dhe shërbimeve të Kids Academy.

Dr. Efendija-Beqa kujdeset që fëmijët e Kids Academy të kenë rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Është e angazhuar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është udheheqëse e komisionit për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Urata Efendija-Beqa

Me përvojë të pasur artistike, si muzikant, kompozitor, e poet, Drini sjellë në Kids Academy plot kreativitet. Ai me vullnet i mëson fëmijët për muzikën dhe shijon procesin e krjimit që përjeton bashkë me ta.

Drin Tashi

“Ushtrimi”, siç e quajnë fëmijët, është instruktori i gjimnastikës në Kids Academy. Kushtrimi ka përfunduar studimet në fushën e Edukatës Fizike dhe është trajner i ҫertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës FIG (Federation Internationale de Gymnastique). Ai është motivues, i matur, dhe shumë i dashur për fëmijët.

Kushtrim Isa

previous arrow
next arrow
Slider

Alumni

Qysh nga themelimi në vitin 2012, Kids Academy ka përcjellur çdo vit gjenerata të fëmijëve të përgatitur me njohuri adekuate për kalim të lehtë në edukim fillor. Prindërit na tregojnë se fëmijët e tyre, përveç njohurive të pasura edukative që kanë treguar në shkollë fillore, poashtu janë dalluar me vetëbesim të theksuar, kreativitet të shprehur dhe komunikim të lirshëm.