Edukim + Shoqërim + Pavarësim

Kids Academy është qendër për përkujdesje ditore dhe edukim parashkollor me ambient të sigurtë e të këndshëm, e krijuar posaçërisht për fëmijë 1 deri 6 vjeç.

Nxenes i moshes 2-3 vjec i angazhuar ne aktivitet me cilindra Montessori.

Program Montessori

Çasje pedagogjike efektive për rritje e pavarësim të natyrshëm të fëmijëve.

Mesuese e buzeqeshur duke i treguar nje objekt nxenesit te moshes 2-3 vjec

Personel i Përkushtuar

Tek ne, fëmijët i keni në duar të sigurta.

Mesuese me dy nxenes te angazhuar ne aktivitet. Te ulur ne dysheme.

Shërbime Cilësore

Kujdes i veçantë për çdo fëmijë dhe edukim i përshtatur sipas grupmoshës.

Dhome aktivitetesh ne Kids academy me dritare te medha e plot drite. Jastek per ulje ne mes.

Ambient i Këndshëm

Hapësirë e dedikuar për lojë e eksplorim.

Pjate e kalter me rriske buke me djath e dredheza.

Ushqim i Shëndetshëm

Shujta të shijshme natyrale që ushqejnë fëmijët me vitamina e plot dashuri.

Nxenese e moshes 2-3 vjec me syze, e koncentruar ne aktivitet me paravije lule te kuqe hibiskus

Apliko!

Jepja më të mirën fëmiut tënd.

Në Kids Academy fëmijët marrin mësim përmes aktiviteteve kreative, të integruara në argëtim dhe lojë. 

Lyroni portret

"Kids Academy-në nuk do ta harroj kurrë!
Aty u njoha me shumë shokë dhe shoqe dhe bashkë zhvilluam shumë aktivitete edukative dhe lojëra të ndryshme. Njohuritë që i fitova gjatë këtyre aktiviteteve më ndihmuan shumë në shkollë fillore!
Falemnderit shumë, Kids Academy!"

Lyroni — Nxënës (Gjenerata 2015)

Jehona portret

"Kënaqësia më e madhe e një prindi është kur fëmiun e dërgon në kopsht dhe e dorëzon aty pa vaj dhe dënesa, si dhe kur nga kopshti e merr të gëzuar dhe të buzëqeshur dhe plot storie e aktivitete të cilat do t’i dëshmojë deri në mbarimin e asaj dite. Kopshti Kids Academy ka qenë si shtëpi e dytë për fëmijët e mi. Jeta dhe Rubiku e kujtojnë kohën në Kids Academy si një periudhë shumë të dashur të jetës së tyre, me kujtime dhe aktivitete për të cilat kanë nostalgji."

Jehona — Nëna e Jetës (Gjenerata 2014) dhe Rubikut (Gjenerata 2017)

Ema portret

"Unë kam shumë kujtime të bukura nga Kids Academy pasiqë aty çdo herë kemi pasur aktivitete shumë të bukura. Kemi mësuar lojëra interesante, këngë, vjersha, shkronja dhe numra. Në shkollë më kanë ndihmuar që të jap mendimin tim për gjëra të ndryshme.

Unë shumë herë kërkoj nga prindërit të më dërgojnë në Kids pasi që e kujtoj shpesh dhe dëshiroj të jem aty."

Ema — Nxënëse (Gjenerata 2014)

Hashimi e Fatlumja portret

"Përvoja e Lumit në Kids Academy ishte e shkëlqyer. Përveç të fituarit të shumë njohurive, Kids Academy i ka dhënë Lumit mundësinë për t’u zhvilluar në aspektin social dhe emocional. Mësoi si të ndajë gjërat me të tjerët, të ndjekë udhëzime dhe të fitojë besim. Ne kënaqemi kur shohim ngazëllimin e Lumit në rastet e ritakimit me ish mësueset dhe shokët e klasës. Ne përmbushemi kur e shohim atë të pavarur, të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm për veten dhe të tjerët."

Fatlumja dhe Hashimi — Prindërit e Lumit (Gjenerata 2017)

Vlora portret

"Kids Academy ka qenë shtëpia jonë e dytë për 4-5 vite gjatë kohes kur Bora dhe Dielli vijuan edukimin parashkollor. Shumë prej shprehive të fëmijëve të mi janë formuar duke iu falenderuar këtij institucioni dhe në veçanti shprehitë e të ushqyerit të shëndetshem, për të cilën u jam përjetësisht mirënjohëse. Ndikim të madh ky institucion ka pasur edhe në zhvillimin e aftësive të komunikimit, në veçanti në kultivimin e durimit për të dëgjuar dhe kuptuar përmbajtjen që i komunikohet. Pavarësimi i fëmijëve me kohë dhe krijimi i shprehive (të veshurit, mbathurit, marrja e ushqimit, largimi i enëve të tyre, kujdesi për gjërat dhe higjienën personale) e ka lehtësuar shumë tranzicionin e tyre kur kanë kaluar në shkollë."

Vlora — Nëna e Borës (Gjenerata 2016) dhe Diellit (Gjenerata 2017)

"Kemi respekt shumë të madh për Kids Academy, që reflekton besueshmërinë tonë për punën dhe mundin që bëhet këtu për fëmijët. Koha në Kids Academy ka qenë një periudhë shumë e këndshme dhe e dashur për fëmijet tanë.

Leoni ka qenë pjesë e Kids Academy qysh nga mosha dy vjet dhe përgjatë zhvillimit të tij individual dhe fëmijëror i është bërë një përkujdesje e shkëlqyeshme, sidomos në zhvillimin motorik dhe zhvillimin e përceptimit të gjërave më ndryshe. Ai është zhvilluar dhe edukuar për të qenë i përgatitur sa më mirë si nga aspekti njerëzor por edhe shkollor. Çasja individuale dhe mënyra e mësimdhënies tek Leoni ka rezultuar që ai sot të jetë një nxënës i shkëlqyer me një personalitet të fortë, me një imagjinatë mbresëlënëse. Ne si prindër jemi të lumtur që kemi bërë zgjidhjën e duhur për përkujdesje dhe edukim."

Qëndresa dhe Kujtimi — Prindërit e Leonit (Gjenerata 2015) dhe Noelës (Gjenerata 2018)

previous arrow
next arrow
Slider